Sondazhisti amerikan i Donald Trump, John McLaughlin në bashkëpunim me Top Channel ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të merrte 35.7% të mbështetjes.
Kurse surpriza më e madhe është “Shqiperia Behet” e Adriatik Lapajt, e cila sipas projeksioneve, pritet të marrë disa mandate deputetësh.
Rezultatet e sondazhit:
• Partia Socialiste 49.2%
• Partia Demokratike 35.7%
• Shqipëria Bëhet – 6.8%
• Mundësia – 1.6%
• PSD – 1.2%
• Lëvizja Bashkë – 0.9%
• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%
• Nisma Thurje – 0.2%
• Parti të tjera – 0.3%
• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%