Categories
Uncategorized

Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për muajin Qershor, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Meteorologia Ilajda Porja ka bërë parashikimin për këtë fillim jave teksa shpjegon se do kemi të bëjmë me një mot mjaft të qëndrueshëm, ku pjesën më të madhe do kemi prezent diellin.

Porja nënvizon se këto temperatura të larta do ndjehen më së shumti gjatë fundjavës nga ku do startojë dhe muaji qrshor me temperature tipike vere.

Ndërsa sa i përket rajonit, ajo sqaron se do jetë një mot disi më i paqëndrueshëm.

“Në javën e fundit të pranverës, nuk do të kemi thyerjen e menjëhershme të temperaturave. Gjatë kësaj jave do përjetojmë më shumë diell sepse javën që lamë pas ka patur një prezencë të jashtëzakonshme të reshjeve. Sot do kemi diell në pjesën më të madhe të territorit, por dhe me kthjellime dhe vranësira gjatë pasditeve, reshje të përkohshme dhe kalimtare, të cilat do kryesojnë më shumë në zonat malore.

Fundjava do përmirësojë dukshëm kushtet atmosaferike, duke bërë që të kemi më shumë mbizotërim të diellit. Sa i përket vlerave termike sot presim të jetë 25 gradë Celsius, nga nesër dhe në vijim pritet të ketë një rritje të lehtë graduale. Por maksimumi në fundjavë pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Qershori do të startojë me vlera akoma më të larta, tipike të verës.

Rajoni do jetë disi më i paqëndrueshëm, kryesisht Kosova, por temperaturat do kulmojnë në fundjavë me 25 gradë Celsius. Maqedonia e Veriut do ketë një mot disi më të kthjellët. Fundjava do mbyllet me temperature tipike vere për të nisur kështu qershori me diell dhe temperatura të larta”, tha Ilajda Porja.