Ndërkohë që jemi në mes të muajit korrik dhe kemi hyrë në një javë të re, meteorologia Lajda Porja, e cila tha se vendi pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit, për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta,
Porja theksoi se temperaturat e larta dhe i nxheti do të na shoqërojnë deri në fund të muajit korrik.
Sipas meteorologes, temperaturat do të arrijnë në shifrat maksimale deri në 41 gradë Celsius, ndërsa do të ketë dhe rritje të temperaturave minimale, ku në zonat bregdetare do të arrijnë në 24 gradë Celsius.
“Një tjetër javë e nxehtë na pret, ku këtë të hënë nis depërtimi i masave të nxehta të cilat do të futen thellësisht në Shqipëri dhe drejt Ballkanit.
Do të kemi ndryshim të temperaturave, por fatmirësisht deri të mërkurën mëngjeset do të jenë ende të freskëta me temperatura 9-10 gradë Celsius.
Ndërkohë maksimalet sot do të shkojnë në 37-38 gradë Celsius. Të mërkurën presim temperatura të larta deri në 41 gradë, të paktën në dy qarqe të vendit: zonat e Myzeqesë, qarku i Beratit dhe disa zona në Elbasan.
Ndërkohë, nga 38 deri në 40 gradë do jenë qytete të tjera të Shqipërisë.
Parashikohet një javë mjaft e nxehtë, ndërsa nesër parashikohen disa reshje minimale në skajin verior. Java në vazhdim do të jetë me diell dhe temperatura shumë të larta.
Gjatë kësaj jave, nga e hëna deri të dielën do të kemi luhatje shumë të vogla; të mërkurën pritet të shkojnë në 41 gradë dhe të enjten deri në 40.
E premtja sjell një ulje të vogël, ndërsa të shtunën ngrihen përsëri deri në 41 gradë Celsius. E shtuna dhe e diela do të sjellin rritje edhe të temperaturave minimale deri mbi 20 gradë, rreth 24 gradë në vijën bregdetare, ku do të kemi netë tropikale,” tha Porja.
Sa i përket situatës në rajon, ajo tha se do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Ndërsa sot dhe nesër është pak freskët, ndërsa në mesjavë edhe atje do të mbërrijnë temperaturat e larta. Në mesjavë, në Kosovë termometri do të shënojë 39 gradë Celsius, ndërsa në Shkup deri në 40 gradë.
Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën pushtetin e diellit, tha ajo. Porja tha se po ashtu, edhe Mali i Zi do të jetë i përfshirë nga temperaturat e larta, ndërsa shtoi se kjo valë e të nxehtit do të zgjasë gjatë, pothuajse deri në fund të muajit.