Për ata që janë të përkushtuar pas mirëqenies dhe shëndetit të mirë, fjala ‘antioksidant’ është shumë familjare.
Është një fjalë magjike për botën e shëndetit.
Çfarë janë antioksidantët dhe pse shërbejnë?
Antioksidantët kundërveprojnë ndaj proceseve oksiduese të radikaleve të lira të cilat për fat të keq, janë të pashmangshme.
Radikalet e lira shkaktohen nga ndotja, pesticidet, plastika, madje dhe vetë trupi ynë.
Nëse kanë rrugë të lirë në trup, ato përhapen dhe shkaktojnë sëmundje si artriti, problemet me shikimin, probleme me zemrën, Alzhaimer, Parkinson dhe të gjitha llojet e kancerit.
Përveçse parandalojnë sëmundjet, antioksidantët ju ndihmojnë të ndiheni të rinj!
Sigurisht, trupi krijon dhe antioksidantët e tij për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira, por duke qenë se përballemi me një numër të lartë toksinash në ambient, trupi ynë ka nevojë për ndihmesë shtesë në mënyrë që të mbajë larg kërcënime të tilla për mirëqenien dhe trupin tonë.
Por ku t’i gjejmë këto substanca kaq të rëndësishme? Sigurisht që ka shumë suplemente antioksidantësh, por e mira është ta edukojmë veten me një regjim të shëndetshëm të ushqyerjes që ka për bazë produktet natyrale.
Të gjitha frutat, perimet, drithërat dhe llojet e tjera të ushqimeve kanë vlerat e tyre nutriconale, por disa i kanë më të përqëndruara ato.
Më poshtë do të lexoni për top 10 ushqimet me nivelet më të larta të antioksidantëve sipas ‘U.S Department of Agriculture.
Fasulet e vogla të kuqe të thata (meksikane)
Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,727
Këto shifra i bëjnë fasulet e kuqe të thata të jenë majë të listës së ushqimeve më të pasura me antioksidantë.
Ato janë një super ushqim! Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe janë të varfra në kalori. Gjithashtu ato të japin ndjesinë e ngopjes dhe janë një burim i mirë proteinash për ata që s’hanë mishin.
2. Boronicat e egra
Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,427
Boronicat e egra kanë një përqëndrim të lartë të pigmentit që u jep atyre ngjyrën blu të thellë dhe që quhet ‘anthocyanin’, një antioksidant vërtet i fuqishëm. Ky antioksidant së bashku me flavonoidet e gjendura tek boronicat balancojnë prezencën e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë dëmtim qelizor. Ato luftojnë gjithashtu inflamacionin.
3. Fasulet e kuqe të thata
Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—13,259
Përsëri fasulet! Janë një zgjedhje e përkryer e dietës suaj pasi përmbajnë fibra dhe folate, të njohura gjithashtu si vitamina B9 dhe të dyja së bashku sigurojnë një shëndet të mirë kardiovaskular. Fibrat ndihmojnë në pastrimin e traktit tretës nga papastërtitë dhe kolesteroli. Fasulet e kuqe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulnës dhe largojnë simptomat që lidhen me shqetësimet kronike për shkak të moshës.
4. Fasulet me lara
Për gjysmë kupe: niveli i antioksidantëve—11,86
Ashtu si dhe llojet e tjera të fasuleve, ato janë një burim i mirë fibrash, të cilat përmirësojnë tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Janë gjithashtu një burim i mirë i ‘molybdenum’ i cili parandalon zhvillimin e ‘nitrosamines’, shkaktare të kancerit. Fasulet me lara janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, folateve, vitaminave B1 dhe B6.