Categories
Uncategorized

Nis burgu për shoferët që parkojnë dysh: “E ha” 20-vjeçari i parë në Tiranë

Çfarë deri dje u duk si kërcënim për të trembur shoferët e pakujdesshëm, sot është kthyer në realitet.

Për herë të parë në Shqipëri është zbatuar neni penal për parkim të gabuar, dhe një 20-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi kishte parkuar makinën “dysh” duke bllokuar qarkullimin.

Së bashku me të është proceduar dhe një tjetër shtetas, D.D., 35 vjeç, gjithashtu për të njëjtën shkelje.

Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, dy shoferët me veprimet e tyre kanë penguar rrjedhën normale të trafikut, dhe ndaj tyre është aplikuar neni 293 i Kodit Penal që parashikon ndëshkime për “pengim dhe ndalim të qarkullimit rrugor”.

Kjo është hera e parë që një shkelje e tillë çon në ndjekje penale, dhe jo vetëm në gjobë apo bllokim mjeti.

Në total gjatë javës:

45 automjete janë bllokuar

25 persona janë ndaluar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt

Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të ashpërsohen, dhe çdo parkim i gabuar që ndikon në trafikun urban do të ndëshkohet me forcën e ligjit.

“Burgu për parkim dysh” nuk është më legjendë urbane, por realitet që sapo ka nisur.

Të gjithë shoferët janë të paralajmëruar!/joq/