Bujar Kapexhiu është i mirënjohur për rolin e kampionit të shahut nga Tirana që shkon në Sarandë dhe mundet nga një vajzë e vogël.
Filmi “Dy herë mat” është një komedi gazmore dhe Kapexhiu zbuloi në studion e emisionit « Të Paekspozuarit » në MCN TV se për të laujtur rolin ishte caktuar aktori Agim Qirjaqi dhe në të vërtetë nuk di të luajë shah dhe lojëra të tjera sepse i quan humbje kohe.
“Kur isha në filmin vizatimor kam bërë rreth 30 skenarë filmash. Shkrova edhe komedinë “Dy herë mat”.
Mendova për aktorët jo për veten. Këtë rol mendova se do ta luante Agim Qirjaqi, një aktor i rrallë.
Iku shpejt nga kjo jetë. Nuk e lejuan se po xhironte një film, atëherë drejtoria tha se duhej ta luaj vetë këtë rol ku isha edhe skenarist dhe regjisor.
Unë s’kam luajtur kurrë shah se më është dukur humbje kohe dhe merresha me librin.
Kam patur një operator, Linoel Konomin. Kam 4 filma, katër role në teatër, 4 vetë jemi në familje. shtëpinë e kam në kat të 4-t. Kam një djalë dhe një vajzë.
Vajza jeton në Qipro ka mbatuar për financë dhe jeton atje. Djali jeton në Belgjikë dhe ka mbaruar për pikturë. Pasioni i vajzës ka qenë sporti dhe ka qenë sportiste e skuadrës së Tiranës”- rrëfeu Kapexhiu.