Tingulli i tillë i zorrëve që kërcasin, te disa është qesharak, te disa i pakëndshëm, por më së shpeshti shfaqet kur jemi të uritur. Kërcitjen e zorrëve do ta dëgjojmë në çfarëdo kohe të ditës, ndonjëherë mund ta shoqërojnë edhe simptoma të tjera, dhe ja për se shfaqet.
Ky tingull dhe kjo shfaqje profesionalisht quhet borborigmus dhe ka të bëjë me lëvizjen e gazrave apo ushqimit nëpër traktin tretës.
Kur hamë ushqim, zorrët lëvizin lëngun dhe thërrmijat e ushqimit me procesin e peristaltikës, domethënë përmes kontraktimit dhe relaksimit.
Kur ushqimi dhe lëngu kalojnë, ky proces vazhdon ta lëvizë ajrin dhe atëherë e dëgjojmë kërcitjen e zorrëve.
Kërcitja në stomak zakonisht do të thotë që nuk keni ngrënë ushqim tashmë një kohë. Më shpesh do ta dëgjoni nëse jeni të uritur, sepse nuk ka mbetur ushqim në stomak i cili do të “fashitë” tingullin e lëvizjeve të ajrit nëpër zorrë.
Por nëse shpesh jeni të fryrë, keni kapsllëk ose diarre, mund të ketë një problem tjetër, paralajmëroi ajo.
Ngërçet e shpeshta të stomakut të shoqëruara me gazra, diarre apo kapsllëk mund të tregojnë për sindromën e zorrës së irrituar. Nëse i keni këto simptoma prej disa kohësh, është më mirë të konsultoheni me mjekun”, tha infermierja.