Kur foshnja arrin moshën 6 muajsh duhet të filloni t’i jepni ushqime plotësuese
(si psh. një qull të trashë 2-3 herë në ditë) bashkë me ushqyerjen me gji ose qumështin formulë.
Fëmija ka nevojë për ushqime të pasura me drithëra, fruta, perime, bulmet dhe mish.
Por sipas pediatres Lira Gjika ka disa ushqime që NUK duhet t’ia jepni fëmijës deri në 12 muajsh.
Ushqimet që duhen shmangur në moshën 6-12 muaj:
• Qumështi i lopës, dhisë, deles;
• Djathi apo kosi
• Veza
• Mjalti
• Cdo gjë që përmban lajthi
• Kripa
• Sheqeri
• Fruta me fara (luleshtrydhe, etj)
• Ushqime të tymosura