Përgatitjet natyrale të kremrave, sapunëve apo shampove, po I mbajnë gjithnjë e më larg njerëzit nga produktet farmaceutike për përbërjen e të cilave kanë pak informacion dhe paguajnë shumë më shumë para.
Këtë herë, edhe farmacistët janë dorëzuar përpara efekteve anti-rrudhë të përbërjes së mëposhtme me përbërës krejtësisht natyralë!
Përbërësit: 1 lugë çaji lëng limoni, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji arrë myshku dhe 1 lugë gjelle pluhur kanelle.
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në një tas deri sa masa të marrë trajtë kremoze.
Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 10 minuta. Siguroni zonën rreth syve dhe gojës kur aplikoni ndonjë krem. Përbërësit në këtë krem do të veprojnë edhe si qetësues për lëkurën tuaj.