Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pritet një luhatje e ndjeshme e temperaturave dhe rikthim i reshjeve të shiut në territorin shqiptar.
E mërkura do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave, duke krijuar përshtypjen e një dite tipike vere në shtator.
Por të enjten, pritet një rënie e menjëhershme prej 4–5 gradësh, duke i bërë qytetarët të ndihen sikur kanë hyrë në një ditë të mirëfilltë vjeshte.
Reshjet e shiut do të nisin që sonte në disa zona, për të vijuar edhe ditën e enjte me intensitet më të lartë, duke përfshirë pothuajse të gjithë territorin.
Me uljen e ndjeshme të temperaturave, qytetarëve do t’u duhet të nxjerrin sërish veshjet e vjeshtës, pasi ndryshimi i motit do të ndihet qartë.
Nga nesër, pritet që stina e vjeshtës të japë shenjat e para serioze, me rebeshe shiu të shtrira në të gjithë Shqipërinë.