Genar Topalli, djali i politikanes së njohur demokrate Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë për aludimet mediatike se ceremonia e tij e kurorëzimit të martesës në Romë me prezantuesen Cindy Marina, ka kushtuar 500.000 euro dhe është paguar me paratë që mamaja e tij si politikane i ka vjedhur pupullit.
Genari e nis sqarimin e tij që nga ceremonia e zhvilluar në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, ai thotë se nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
“Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google).
Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, shkruan Genari, duke theksuar se familja e partneres jeton në SHBA prej 30 vitesh dhe kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit.
Një ndër personat që reagoi publikisht për dasmën ishte dhe moderatorja Eva Murati, e cila dikur ka qenë e dashura e Genar Topallit. Sipas një komenti të saj në Intagram, dasma ishte financuar nga paratë e vjedhura nga fondet publike. Megjithatë, një ditë më pas ajo “reflektoi”.
“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë”, vijon ai.
Lexoni sqarimin e plotë të Genar Topallit, për aludimet e dasmës: