Dita e sotme ka nisur me një rënie të ndjeshme temperaturash. Moti parshikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiu kanë nisur që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, dhe gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar.
Në mbremje reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën juglindore të vendit.
Kjo rënie temperaturash e shoqëruar me rreshje shiu do të zgjasë vetëm brenda 24 orëshit të sotëm, pasi ditën e nesërme temperaturat rriten me 2 gradë dhe kthjellimet rikthehen në rang territori, përcjell Albeu.com.
Edhe dita e diel, njësoj si e shtuna parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi dhe temperatura deri në 30 gradë celcius maksimumi.
Është e hëna e javës së ardhshme ajo që rrit akoma më shumë temeraturat, për të vazhduar kjo rritje për gjatë gjithë javës.
Moti do të vijojë kryesisht i kthjellët deri në mesin e javës që presim ku pritet të rikthehen temperaturat 33-34 grade celcius.