Hekurosja është ndoshta një nga punët më të bezdisshme për të gjitha. Shumica nga ne, kur bëhet fjalë për hekurosjen, mundohen ta lënë atë deri në momentin e fundit.
Por për fat të mirë, këtu ka disa mënyra për ta hequr hekurosjen nga agjenda e punëve të shtëpisë. Pa hekur në dorë!
Nëse jeni me nxitim dhe nuk keni hekur rrobash, ka një mënyrë të thjeshtë si t’i hiqni rrudhat brenda një minute.
E vetmja gjë që ju nevojitet është një shishe spërkatëse me ujë dhe tharëse flokësh. Spërkatin zonën ku janë krijuar rrudha dhe thajeni me tharëse. Provojeni dhe do të shikoni që rrudhat do të largohen si me magji.