Categories
Uncategorized

Moti per 5 ditet ne vazhdim, meteorologia: Mos u genjeni nga rrezet e diellit, pritet te kete edhe

Pas një mëngjesi mjaft të freskët, ku termometri ka zbritur deri në 3°C në zonat malore, dita e sotme sjell diell dhe mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar.

Në mesditë, temperaturat do të ngjiten deri në 23°C.

E enjtja do të vijojë me kthjellime deri në mesditë, ndërsa më pas do të shfaqen vranësira të lehta.

Nga e premtja deri të dielën pritet mot me vranësira të shpeshta, por pa reshje të konsiderueshme.

Temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur deri në 26°C gjatë fundjavës.

E hëna do të nisë me mëngjes të ngrohtë, por me vranësira të dendura dhe reshje të lehta, kryesisht në jug dhe në zonat qendrore. Termometri do të zbresë sërish në 24°C në orët e mesditës.

Në përgjithësi, pesëditëshi i ardhshëm do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë për stinën, me vetëm ndonjë pikë shiu në fillim të javës së ardhshme.