Categories
Uncategorized

Të sapolindur dhe me hemorragji në sy, rasti URGJENT i katërnjakëve, familjarët kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë të humbasin shikimin

Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

LINKU NE GOFUNDME