Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve të pavërteta që qarkulluan kohët e fundit mbi një ndarje të supozuar me partnerin e saj, Donald Veshaj.
Në një rrëfim për emisionin “Goca dhe Gra”, Bora tregoi se spekulimet nisën sapo ajo postoi një foto të Donaldit, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
“Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë, kur postova një foto të Donaldit. Mu mbush ‘Instagram’-i me mesazhe:
‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’
Më thonin shpesh, sa herë postoja foto me Donaldin”, tregoi moderatorja, e habitur nga intensiteti i reagimeve në rrjet.
Zemani shtoi se, nga kurioziteti, hapi të hetojë lajmet dhe gjeti se ato përfshinin pretendime të pavërteta si xhelozia apo fshirja e fotove nga “Instagram”-i, të cilat ajo i mohoi plotësisht:
“Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh, ku ishin këto lajme që jemi ndarë.
Fusnin dhe arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në IG… por asgjë nuk ishte e vërtetë”.
Moderatorja shton se e ka marrë edhe mamaja e saj në telefon dhe e ka pyetur:
“Ka ndodhur ndonjë me ty dhe Donaldin? Jo moj mam, jemi në shtëpi, ja foli”.
Me këtë deklaratë, Bora Zemani duket se ka vënë një kufi për spekulimet që kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale javët e fundit.
Çifti, i cili mbetet ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me çdo postim apo dalje të përbashkët.