Categories
Uncategorized

Moti per 5 dite nga Lajda Porja, ja cfare pritet deri të dielën

Rikthehen reshjet në territor, por do të jenë të pakta.

Zona veriore dhe jugore do të marrin më shumë shi, ndërsa pjesa tjetër e vendit do ta kalojë me shira të lehtë dhe ndonjë moment me intensitet mesatar kryesisht në veri, veriperëndim dhe në skajin jugor.

Në jug dhe zona qendrore do të dominojnë vranësirat, me pak ose aspak reshje percjell shqiptari.net.

Ndërkohë temperaturat rriten ndjeshëm. Minimumet kalojnë në vlera pozitive edhe në zonat malore, ndërsa maksimumet ngjiten deri në 22°C në ultësirën perëndimore. Edhe mëngjesi sjell rritje të theksuar të temperaturave, me 8–11°C përgjatë bregdetit dhe 2–4°C në zonat malore.

Era mbetet problematike, sidomos në hapësirat detare ku pritet të fryjë e fortë nga jugut. Edhe brenda territorit do të ketë intervale me erë të fuqishme, por të shkurtra, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës.

Në mesditë dhe pasdite, vranësirat shtohen në të gjithë vendin, ndërsa reshjet rishfaqen herë pas here në veri dhe veriperëndim. Zona qendrore dhe ajo lindore do të mbeten me reshje minimale.

Temperaturat e mesditës rriten sërish, duke shënuar 12–14°C në zonat malore dhe deri në 22°C në perëndim.

Pesëditëshi: rikthim i motit të paqëndrueshëm

E marta mbetet me reshje të pakta. E mërkura dhe e enjtja sjellin intensifikim të reshjeve, veçanërisht në veri dhe juglindje, ku shiu mund të arrijë intensitet të lartë. E premtja sjell një pauzë të lehtë me reshje të izoluara vetëm në jug dhe pjesërisht në qendër. E shtuna nis me reshje të pakta dhe dëborë në verilindje, por pas mesditës dhe gjatë së dielës moti kthjellohet në të gjithë vendin.

Temperaturat e mëngjesit stabilizohen në vlera dimërore, ndërsa në mesditë luhatjet do të jenë rreth 2 gradë në rang territori.

Në Ballkan, 24 orët e ardhshme dominohen nga reshje, sidomos përgjatë brigjeve dhe në veri ku bie dëborë. Brenda gadishullit mbizotërojnë vranësirat. Temperatura të ulëta në veri, ndërsa jugu i Ballkanit luhatet nga 14 në 22°C.

Europa mbetet në ndikimin e një mase të ftohtë nga rrethi polar. Perëndimi dhe qendra përballen me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa temperaturat në shumicën e vendeve mbeten pranë zeros në mëngjes dhe jo shumë më lart në mesditë. Zona e Mesdheut arrin deri në 17–20°C, kurse Ballkani jugor dhe Shqipëria deri në 22°C.