Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit duke filluar nga data 1 dhjetor.
Pensionistët me pension nën 200 mijë lekë të vjetra do të marrin 150 mijë lekë bonus, kurse të moshuarit që marrin mbi 200 mijë lekë të vjetra do të shpërblehen me 100 mijë lekë.
“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve?
Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’.
E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar“, tha ministja.