Xhenxhefili është një ndër bimët më të vlefshme shëruese, por përdorimi i tij nuk është i përshtatshëm për të gjithë.
Në disa raste duhet kujdes ose shmangie.
Kush duhet të tregojë kujdes me xhenxhefilin?
Personat që marrin ilaçe për hollimin e gjakut
Xhenxhefili e holllon gjakun, prandaj mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit me çrregullime të koagulimit. Këshillohet konsultë me mjekun.
Personat me diabet
Xhenxhefili ul natyrshëm sheqerin në gjak. Për ata që marrin ilaçe si Metformin ose insulinë, mund të shkaktojë ulje të tepërt të glukozës. Duhet përdorur vetëm pas konsultës me mjekun.
Personat që marrin ilaçe për tensionin e lartë
Xhenxhefili mund të ndërveprojë me barna për hipertension, duke shkaktuar ulje të rrezikshme të presionit të gjakut ose rrahje të parregullta të zemrës.
Personat me gurë në tëmth
Xhenxhefili rrit prodhimin dhe lëvizjen e bilës, gjë që mund të lëvizë gurët dhe të shkaktojë bllokime të rrezikshme në kanalet biliare.
Gratë shtatzëna
Disa studime kanë ngritur shqetësime për ndikimin e xhenxhefilit në shtatzëni, megjithëse shumica tregojnë se përdorimi i moderuar është i sigurt. Gjithsesi, duhet shmangur afër datës së lindjes për shkak të rrezikut të gjakderdhjes. Konsultimi me mjekun është i domosdoshëm.