Mora nje oferte nga Blushì per tu larguar nga Klanì, Blendì Fevìzu tregon pozìcìonìn qe do te merrte ne televìzìonìn e njohur

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka bërë një rrëfim gjithëpërfshirës sot në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për pasionin e udhëtimeve, marrëdhëniet me të bijat dhe 26 vite në emisionin “Opinion”.

Ndër të tjera, Fevziu ka thënë se më herët ka marrë një ofertë nga miku i tij, Ben Blushi për të drejtuar Top Channel, por që e refuzoi.

Tashmë, ai ka theksuar se e gjen veten vetëm në TV Klan.

“Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshojë dhe nuk besoj që të ndryshojë më.

Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune.

Kam gjithmonë bindjen që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qendrojë në një vend aq më shumë e krijon raportin”, tha Fevziu./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *