Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka reaguar me një mesazh të fortë dhe emocional pas ndarjes së papritur nga jeta të artistit të njohur.
Në rrjetet sociale, ajo publikoi një video të Shpatit me djalin e tyre Roelit, shoqëruar me fjalë prekëse.

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali… Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar dhe askush nuk e di!” shkruan Selvija.
Ajo vijon më tej: “E le Roelin jetim, o Shpat… në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Si t’ia shpjegoj që babi nuk është më?”
Selvija shpreh edhe dhimbjen për humbjen e papritur, duke thënë se Shpati i kishte premtuar se do ta donte “deri sa vdekja t’i ndante”.
“Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të dhashtë vendin pranë vetes, sepse unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne,” përfundon ajo.
Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali pas një sulmi në zemër. Ai ishte një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të muzikës shqiptare.