Categories
Uncategorized

Si do te jete moti deri ne daten 18 dhjetor? Meteorologia tregon surprizat

Shqipëria e nisi ditën me mëngjes të ftohtë, por temperaturat po ngrohen gradualisht.

Gjatë ditës së sotme moti mbetet kryesisht me diell në të gjithë vendin dhe mesdita ngjitet pranë 21 gradëve.

Në pesë ditët e ardhshme nuk pritet asnjë surprizë nga moti.

E mërkura sjell një rritje shumë të lehtë termike, vetëm rreth 1 gradë, kryesisht në zonat malore.

Megjithatë, mesdita e së enjtes sjell një rënie të vogël, me maksimumin që zbret rreth 19°C.

Nga e enjtja dhe më tej temperaturat e mëngjesit luhaten lehtë.

E enjtja dhe e premtja kanë një rritje modeste prej rreth 1°C në orët e para të ditës, ndërsa fundjava sjell sërish pak freski të mëngjesit.

Mesditat mbeten thuajse të pandryshuara: 20–21°C, me kthjellime dominuese.

Në fundjavë shfaqen pak vranësira, kryesisht në veri dhe në zonat lindore, por jo reshje. Pjesa tjetër e vendit vijon me diell dhe qetësi atmosferike.

Sipas parashikimeve, reshjet nuk duken askund në horizont të paktën deri në datën 18 dhjetor. Shqipëria mbetet në “modus dimëror i thatë”.

Në mbrëmje pritet një përditësim tjetër mbi situatën.