Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here udhëtimi i tyre është bërë pa të.
Ka qenë vetë Selvije Kasapi ajo që ka ndarë me ndjekësit një moment prekës në rrjetet sociale, duke publikuar në “Instagram” dy bileta avioni: të sajën dhe të djalit të vogël, Roelit.
E thyer nga dhim bja për mungesën e bashkëshortit në këtë rrugëtim, Selvije ka shkruar krahas fotos:
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë.”
Kthimi në Itali ishte i domosdoshëm, pasi aty çifti kishte vendosur të jetonte për shkak të vizitave dhe kujdesit mjekësor që i nevojitej djalit të tyre. Ishte një vendim i marrë bashkë, me shpresën për të vazhduar jetën dhe për të l uftuar së bashku si familje.
Por planet e tyre u shkatërruan tra* gjikisht mbrëmjen e 26 nëntorit, kur zemra e Shpat Kasapit pushoi së rrahuri.
Këngëtari u nda nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh, dhi mbje të thellë për Selvijen, djalin e tyre të vogël, familjarët, miqtë dhe fansat që e deshën dhe e vlerësuan ndër vite.
Një udhëtim i heshtur, një kthim pa Shpatin, por me një dhimbje që flet më shumë se çdo fjalë.