Categories
Uncategorized

500 të vdekur në ditë në Portugali, mjeku sqaron lajmet

Mjeku Altin Ndrio, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, komentoi situatën me gripin në Portugali, nga ku janë publikuar lajmet se në këtë vend ka pasur rreth 500 të vdekur në ditë.

“Kam lexuar lajme për 500 vdekje në ditë nga gripi, por këto shifra nuk janë vetëm vdekje të shkaktuara nga virusi.

Janë komplikacione te grupmoshat që kanë probleme të tjera shëndetësore”, tha mjeku.

Ai shtoi se edhe pse ka ngjashmëri, situata “nuk është si në kohën e COVID-it, pasi numri atëherë ishte shumë herë më i lartë”.