Categories
Uncategorized

Plane per fundjaven ? Hidhini nje sy motit para se te beni levizje kete fundjave

Kjo fundjavë do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, por temperatura mbi mesataren e janarit.

Dita e shtunë pritet me vranësira dhe reshje të pakta e të izoluara, ndërsa termometri do të shënojë rritje, me maksimumet që arrijnë deri në 18°C në zonat perëndimore.

Të dielën moti mbetet i paqëndrueshëm, me rrebeshe të izoluara, kryesisht në veriperëndim dhe jugperëndim.

Temperaturat rriten edhe më tej, duke u afruar pranë 20°C, vlerë maksimale për këtë fundjavë.

Vëmendje duhet treguar ndaj erës.

Gjatë së shtunës do të fryjë e lehtë deri mesatare, por nga mbrëmja e së shtunës dhe gjatë gjithë së dielës pritet forcim i ndjeshëm i saj me drejtim jugor.

Në zonat detare shpejtësia e erës mund të kalojë 80 km/h, duke sjellë stuhi detare dhe dallgëzim të fortë.

Nga e hëna sistemi i paqëndrueshëm largohet gradualisht.

Reshjet dobësohen, ndërsa temperaturat nisin një rënie të lehtë, duke u kthyer drejt vlerave tipike të dimrit gjatë mesjavës.

Reshjet e dëborës do të mbeten të kufizuara vetëm në zonat e thella malore.

👉 Fundjavë e ngrohtë për stinën, por me erë të fortë dhe det të trazuar. Kujdes në lundrim dhe aktivitete pranë bregdetit.