Çaji jeshil është një nga pijet më të shëndetshme që mund të provon. Ai është i pasur me flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit, kolesterolit të keq dhe mund të ulë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru.
Por a ka një orar të caktuar se kur duhet të pimë çaj jeshil? Përgjigja është PO.!
Momenti më i mirë është në mëngjes dhe ai më i keq është përpara gjumit.
Një filxhan me çaj jeshil ka rreth 30 mg kafeinë dhe pirja në mbrëmje mund të shkaktojë një hiperaktivitet të veshkës dhe hormoneve.
Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka gjithashtu duhet të kenë kujdes sepse nivelet e larta të oksalatës mund të çojnë në shumëfishimin e tyre.
Çaji jeshil është i pasur me polifenole, të cilat luftojnë qelizat e këqija dhe madje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë falë aftësive për të djegur më shpejt yndyrën dhe rritur metabolizmin.
Çaji jeshil gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen nga Alzheimer, demenca dhe Parkinson (sëmundje që janë të lidhura drejtpërdrejt me neuronet e dëmtuara në tru) përmes katekinës, një përbërës që parandalon degra dimin natyral që qelizave.
Katekina, gjithashtu mund të vrasë bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë erë të ke qe dhe të luftojë viruset e zakonshëm si gripi.