Largohet perfundìmìsht “vera”, meteorologìa tregon se sì do te jene temperaturat kete fundjave

Dita e sotme sjell kthjellime të shumta dhe vranësira të shpeshta në vend. Temperaturat sërish pësojnë një tjetër rritje, kryesisht gjatë mesditën e sotme duke u ngjitur në 35 gradë celcius.

Në zonat malore mëngjesi shënon 13 gradë celcius, kjo edhe vlera minimale në rang territori.

Përsa i përket tendencave të motit për 3 ditët në vijim, do të kalojmë gradualisht gjatë ditës së premte dhe të shtunë në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Pritet fuqizmi i vranësirave me rebeshe afatshkurtra shiu në të gjithë territorin.

Një rritje e lehtë në vlerat termike shënohet gjatë mëngjesit të së premtes, për të pësuar shumë shpejt një rënie të ndjeshme ditën e shtunë.

Edhe temperaturat maksimale vijojnë një rënie të ndjeshme dhe pasditën e të shtunës maksimumi do të shëojë 28 gradë celius.

Rajon.

Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni. Të tre këto vende gradualisht do të kalojnë në kushtet e motit të paqëndrueshëm. është Mali i Zi i pari që do të përballet me prezencën e reshjeve dhe rrebeshe afatshkurtra në gjysmën e tij jugore dhe shumë vonë në mbrëmje edhe në zonat veriore.

Kosova do të ketë prezencë të reshjeve vetëm në skajine saj verior.

Më mirë paraqitet Maqedonia e Veriut ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Vranësirat janë të lehta dhe kalimtare dhe nuk do të ketë reshje.

Termometri në rajon do të shënojë një rritje të lehtë në mëngjes dhe një rritje më të ndjeshme në mesditë. Mali i Zi nesër do të shënojë vlerat termike nga 8 deri në 32 gradë celius.

Kosova do të shënojë një rritje të ndjehsme në mëngjes me 13 gradë vlerën më të ulët. Maksimumi ngjitet në 29 gradë celcius. Edhe

Maqedonia e Veriut gjatë orëve të para të ditës do të shënojë 14 vlerën më të ulët, ndërsa maksimumi është shumë pranë 30 gradëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *