Ky lëng mìrëbërës duhet konsumuar rregullìsht çdo dìtë, arrìn të ulë nìvelìn e kolesterolìt në gjak që dy orë pas pìrjes

Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit. Kolesteroli ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.

Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore: Mirëmbajtjen e strukturave qelizore, Prodhimin e acideve biliare në zorrë, Mundësimin e prodhimit të vitaminës D

Ndihmë për prodhimin e hormoneve.

Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.

Nivelet e Duhura Të Kolesterolit Në Gjak. Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl.

Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Përbërësit:

2 lugë gjelle mjaltë,

1 lugë gjelle kanellë pluhur,

1 filxhan me çaj jeshil.

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë.

Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan. Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.

Si Ta Përdorni Kurën Kundër Kolesterolit.

Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë. Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes. Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm.

Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak. Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin.

Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut. Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës.

Këto ndryshime janë: Ushqyerja e shëndetshme, Aktiviteti i rregullt fizik, Lënia e duhanit, Mirëmbajtja e peshës. Nëse ndryshimet në stilin e jetesës janë të pamjaftueshme, mund të konsultoheni me një mjek për marrjen e medikamenteve të veçanta kundër kolesterolit./gazetainfokus.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *