U hapet shpesh goja dhe nuk po dìnì se nga u vjen ky shqetesìm? Keto jane dìsa nga çrregullìmet te cìlat tregojne

Ju ndodh shpesh që ju hapet goja dhe këtë zakonisht e lidhim me faktin se jemi të lodhur apo na flihet gjumë.

Ajo është një funksion social (një mënyrë për të komunikuar mërzitje) apo funksion fiziologjik (rregullim i gjendjes trupore)

Pjesa më e madhe e njerëzve u hapet goja dhe shtriqen kur zgjohen apo kur shkojnë në shtrat, ju hapet goja nëse janë të mërzitur apo për të zhbllokuar veshët kur kanë udhëtuar në lartësi shumë të mëdha, apo qoftë dhe thjesht kur sheh dikë që i hapet goja.

Ky veprim ka të bëjë me lëvizje të koordinuar të muskujve torakalë, diafragmatik, laring dhe gojë.

Hapja e gojës ndihmon në shpërndarjen e surfaktantit (agjentit lagështues) në alveolat e mushkërive. Sigurisht që nuk mund të të hapet goja si me komandë.

SHKAQET

Ekzistojnë disa teori për hapjen e gojës, aq sa nuk ka një mendim të përbashkët në komunitetin shkencor. Një nga teoritë e para është ajo e Hipokratit, babait të mjekësisë, që hodhi si hipotezë se hapja e gojës i parapriu një gjendje të ethshme dhe temperaturë duke hequr ajrin e keq nga mushkëritë.

Aktualisht, duket pothuajse e pamundur që hapja e gojës të jetë funksionale për sistemin e frymëmarrjes.

Edhe sot komuniteti shkencor vijon të kërkojë mbi këtë veprim. Në studimin e tij në vitin 2005, dr. Robert Provine, pioneri i kërkimit mbi sjelljet ngjitëse, hedh hipotezën se hapja e gojës është e lidhur me ndryshime sjelljesh, si kalimi zgjim-gjumë, mërzitje-vëmendje etj.

Studimet më të fundit thonë se hapja e gojës është një aktivitet i lidhur me temperaturën e trurit. Kur truri bëhet më i ngrohtë se temperatura homeostatike (e qëndrueshme) mund të hapet goja për ta ftohur. Teoria është se gjaku në trup, më i ftohtë, kalon në tru, ndërsa ai i ngrohtë del nga truri përmes venave jugulare.

Nëse hapja e gojës është e lidhur me një gjendje lodhjeje apo gjumi, në disa raste frekuenca e saj është e shpeshtë; shpjegimi më i zakonshëm bëhet pikërisht ai i lidhur me lodhjen dhe mërzinë, por mes shpjegimeve patologjike sipas MedLinePlus shkaqet kryesore të mundshme janë:

Çrregullime të lidhura me përgjumje të tepërt gjatë ditës (si për shembull mungesa e gjumit apo sasia e duhur e pushimit)

Reagimi vazovagal (stimulimi i një nervi të quajtur nervi “endacak”) i shkaktuar nga një infarkt

Probleme cerebrale si tumori, iktus, epilepsia, skleroza multiple

Efektet e padëshirueshme të disa ilaçeve, si disa antidepresivë

Gjendje që shkaktojnë ndryshim të kontrollit të temperaturës së trupit.

Sigurisht në mungesë të simptomave të tjera “hapja e shpeshtë e gojës” në përgjithësi nuk shkakton asnjë lloj problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *