Profesor Edmond Tupja, i cili ka ngritur ala rmin për largimin e gjuhës shqipe duke qenë se sa vjen e shtohen huazimet nga gjuhët e huaja, solli në vëmendje një fjalë të cilën të gjithë e përdorim shumë thjesht.
Bëhet fjalë për “cheese”, një term që e përdorim para se të bëjmë foto duke qenë se shqiptimi i saj i çon buzët në një pozicion të qeshur. Tupja thotë se kjo fjalë mund të zëvendësohet lehtësisht me gjizë, një fjalë shqip që kryen po të njëjtin funksion.
“Unë vërej, tani thuhet konstatoj, që po përdoren gjithmonë e më tepër fjalë të huaja aty ku shqipja i ka fjalët e saj, se fjalë të huaja do hyjnë. Është bërë modë tani.
Kur thua cheese i nxjerr të gjitha thëmbët, por shumë mirë mund ta zëvendësoni me fjalën ‘gjizë’, edhe të vjen të qeshësh edhe tamam zbardh dhëmbët,” – pohoi Tupja.
“Do you parlare shqipish”, ka qenë titulli i një shkrimi të profesorit, i cili ka sjellë në vëmendje përdorimin e shumë gjuhëve pa qenë e nevojshme.