Mediat greke shkruajnë se shumë punëtorë shqiptarë që kanë jetuar prej shumë vitesh në vend dhe që janë të domosdoshëm për vjeljen e ullirit, largohen nga Greqia dhe zgjedhin të zhvendosen në vende të tjera evropiane, si në Britani , ku u premtohen kushte më të mira jetese.
“Protothema” shkruan se prodhuesit grekë të ullirit janë në një pozitë të vështirë kohët e fundit, pasi rrezikojnë të mos mbledhin ullinjtë e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Aktualisht Greqia ka nevojëë për afro 10 mijë punëtorëve për vjeljen e plotë, por këtë vit ka pasur një rënie të theksuar të gjetjes së punëtorëve, duke krijuar kështu pasiguri për prodhuesit e ullirit.
Për shembull, në prefekturën e Halkidikit ka afërsisht 140,000 hektarë ullinj, të cilët prodhojnë nga 80,000 deri në 150,000 ton ullinj të ngrënshëm në vit. Por këta ullinj rrez ikohen të mbeten në pemë pasi mungon fuqia punëtore për t’i korrur.
Arsyeja e mungesës së madhe të fuqisë punëtore këtë vit është hezitimi i punëtorëve bullgarë dhe shqiptarë të cilat tradicionalisht plotësonin këto nevoja bujqësore.
Presidenti i Qendrës së Punës të Halkidikit, Christos Euframidis, thotë: “Gjatë pand emisë u bë shumë e vështirë për punëtorët ballkanikë të hynin në vendin tonë (mbyllja e kufirit, testi pcr) dhe shumë u kthyen në tregjet e Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italia .
Pagat ditore atje janë më të larta dhe tani ata zgjedhin të punojnë atje”. Në të njëjtën kohë, ai vë në dukje se grekët e rajonit i janë drejtuar turizmit vitet e fundit.