Papritur, pas disa vakteve mund të ndjeni dhembje apo një ndjenjë diskomforti në stomakun tuaj.
Ndoshta ushqimet që keni konsumuar nuk janë tretur mirë.
Nëse kjo ndjenjë vazhdon për një kohë të gjatë dhe përsëritet vazhdimisht ju keni nevojë të këshilloheni me mjekun gastrohepatolog.
Gastriti është një inflamacion ose aca rim i mukozës së stomakut dhe vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme. E përbashkët për të gjithë njerëzit me gastrit është dhimbja ose ndjenja e diskomfortit në pjesën e sipërme të barkut (abdomen), ndonjëherë e quajtur mostretje.
Gastrit mund të jetë një sëmundje e shkurtër dhe e papritur (gastrit akut), ose një gjendje më e zgjatur (gastrit kro nik), ose ndoshta si pjesë e një tjetër sëmundje mjekësore. Një shembull i gastritit akut është stomaku “I mërzitur”, e cila zakonisht ndodh pas përdorimit të alk olit ose aspirinës.
Helicobacter pylori është një lloj bak teri që inf ekton stomakun. Inf eksioni nga ky bakter mund të çojë në gastrit kronik. Gastriti është një problem i përbashkët mjekësor.
Deri në 10% e njerëzve që drejtohen në një Departament të Urgjencës në spital me dhimbje të barkut kanë gastrit Gastriti është i lidhur me medikamente të ndryshme, kushte mjekësore dhe kir urgj ikale, gjendjen fizike, zakonet shoqërore, kimike, si dhe inf eksionet.
Cilat janë simptomat e gastritit?
Mukoza e stomakut mund të ekzaminohet me një endoskop, një tub i hollë me një kamer në fund të tij, i cili futet brenda në stomak perms gojës.
Në ekzaminimin e stomakut mund të diagnostikohet gastriti, edhe kur nuk janë të pranishme simptomat. Njerëz me simptoma të rënda, mund të rezultojnë me ndryshime të vogla të mukozës së stomakut.
Njerëzit e moshuar në veçanti kanë gjasat më të larta të zhvillimit të dëmtimit, pa dhimbje stomaku. Ata mund të mos kenë simptoma fare (nuk kanë të përziera, të vjella, dhimbje), derisa bëjnë hem orra gji të brendshme.
Në njerëzit që kanë simptoma gastriti, dhimbja ose ndjenjë diskomforti në pjesën e sipërme të barkut është e zakonshme. Dhimbja është zakonisht në pjesën e sipërme qendrore të barkut (“gropë”e stomakut). Dhimbja e gastritit është e lokalizuar edhe në pjesën e sipërme të barkut, nga ana e majtë, ndonjëherë me përhapje në shpine.
Njerëzit shpesh përdorin termat djegie, dhembje, shpim, për të përshkruar dhimbjen. Zakonisht, një ndjenjë e paqartë diskomforti është e pranishme, por dhimbja mund të jetë e mprehtë, shpuese ose prerëse.
Simptoma të tjera të gastritit
• Gromësirat zakonisht ose nuk e lirojnë dhimbjen ose e heqin vetëm për pak kohë.
• Marrje mendsh dhe të vjella: të vjellat mund të jenë të pastra, të gjelbërta ose të verdha, me rrema gja ku, ose hem oragj ike, në varësi nga shkalla e inflamacionit te stomakut.
• Ndjesinë e fryrjes
• Ndjenja e ngopjes apo djegie në pjesën e sipërme të barkut/Nga Dr. Redi Çapi, Mjek Gastroenterolog