Çaji me lëkurën e shegës përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm. Shega është një nga frutat më të dashur dhe më të shëndetshëm për njeriun. Ky frut është i rëndësishëm kundër infla ma cionit të trurit dhe sëm undjeve si ajo e Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Qërimi i shegës është shpesh një kokëçarje e madhe. Kur duam të hamë shegë, kokrrat përfundojnë në pjatë ndërkohë që lëkura hidhet në plehra. Por pasi të lexoni këtë artikull të , lëkurën e shegës nuk do ta hidhni më kurrë. Lëkura e shegës është e dobishme jo vetëm për kollën por edhe për sistemin tretës.
Vlerat më të mira të lëkurës së shegës
Sëmundjet e zemrës Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë. Këto të fundit janë shumë efikasë në eliminimin e oksidimit që vjen si pasojë e kolesterolit të k eq.
Nëse oksidimi është në nivele të larta, atëherë i gjithë sistemi kardiova skular do të vuajë prej tij. Ky sistem i plogësht do t’ju bëjë më të prekshëm nga sëm undjet e zemrës. Vitamina C Vitamina C është një pjesë integrale e nevojave tona ditore. Vitamina ka një sërë vlerash shëndetsore.
Ajo përmirëson sistemin imunitar, sistemin kardiova skular, parandalon kompli kacionet në lindje, largon rrudhat dhe mbron sytë. Lëkura e shegës përmban mjaftueshëm vitaminë C, sa mund të shmangni nevojën e blerjes së alternativave farmaceutike të kësaj vitamine.
Efekt pastrues
Antioksidantët që i përmendëm më lart janë të mirë jo vetëm për zemrën por edhe për pastrimin e të gjithë organizmit nga toksinat e akumuluara. Nëse keni nevojë për një pastrim të brendshëm, çaji i lëkurës së shegës është alternative perfekte kundër toksinave.
Sistemi tretës Pika më e fortë e këtij çaji është se mund të shka të rrojë qelizat patogjenike që shkaktojnë kaos në të gjithë sistemin tretës. Ky çaj është një kurë ideale ndaj shumë sëm undjeve që prekin këtë sistem siç është diarea, salmonela, ulçera apo koliti.
Receta e Çajit të Lëkurës së Shegës
Përbërësit: Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten 10-12 gramë me lëkurë të thatë shege dhe 200 mililitra ujë.
Udhëzimet: Vendosini copat e lëkurës së shegës në një gotë qelqi, pasi t’i keni larë mirë. Në një çajnik zieni ujin dhe pasi të ketë zier hidheni në gotën e mbushur me lëkurën e shegës. Mbulojeni gotën me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta.
Mos e kulloni çajin dhe pijeni direkt nga gota. Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.