Si të gatuajmë Gurabije 5 lekëshe? Perberesit qe u nevojiten per kete recete: -400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti, -9 ose 10 luge sheqer gjelle, -3 filxhane niseshte, -esence vaniljeje, -2 filxhane miell, -1/2 filxhan sheqer pluhur. (filxhana kafeje dhe luge gjelle)
Pergatitja:
Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene.
Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.
E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur).
Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate.
Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha.
Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur. Ps. filxhana kafeje dhe luge gjelle