Java qe lame pas ishte nje jave me shi, e cila u karakterizua me nje mot relativisht te ngroht. Por mesa duket java qe vjen pritet te jete komplet ndryshe nga ajo qe lame pas.
Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe. Kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare.
Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës. Mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura si në figurë.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Të enjten përkohësisht e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.
Ju urojmë një javë të mbarë, per nje mot me te detajuar per javen dhe qytetet mund ta shikoni ne tabelen perkatesisht: