Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher shqiptar që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari. Ai jeton prej 12 vitesh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e lu ftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta.
“Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si të gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.
Unë për herë të parë jam larguar nga vendlindja kur i hoqën vizat Maqedonisë, kalova një vit në Gjermani, u ktheva sërish në Maqedoni, më tej shkova në Moskë.
Kishte nevojë pronari për të kontrolluar restorantet, pasi po hapte shumë të tillë. Në fillim kanë qenë shumë të vështira, pasi gjuha ruse është shumë e vështirë, por dalëngadalë mësova.
Situata e lu ftës ka ndikuar shumë, pasi ka ndikuar në të gjithë Europën. Po rusët nuk e diskutojnë shumë se janë mësuar me lu ftërat. Njerëzit janë lodhur dhe mundohen gjithë secili të shoh punët e veta”, u shpreh Rufi./abcnews.al