Ju është bërë ndonjëherë trupi puçkuriza duke dëgjuar një këngë? Epo duhet të dini që truri juaj është i veçantë ! Një ish-student i Harvardit, është munduar të vërtetojë pikërisht tezën e mësipërme duke studiuar sjelljet e 20 studentëve në momentin që atyre u vihej të dëgjonin muzikë.
10 prej tyre pranuan që përjetonin mornica gjatë kohës që dëgjonin muzikë, ndërsa 10 të tjerë pohuan që nuk e kishin ndjerë ndonjëherë këtë gjë.
Matthew Sachs doli në përfundimin se ata që kishin arritur të kishin një lidhje emocionale dhe fizike me muzikën kanë struktura të ndryshme të trurit në krahasim me njerëzit e tjerë.
Hulumtimi tregoi se ata kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e dëgjimit me zonat që përpunojnë emocione! Kjo do të thotë që muzika mund t’u ndryshojë humorin këtyre njerëzve.
Rezultatet e Sachs janë botuar në Oxford Academic, por ai citon për Neuroscience:
Ideja është që sa më shumë fibra dhe lidhje të ketë midis këtyre dy rajoneve, aq më shumë të lidhur do të ndiheni me muzikën, qoftë ajo e pëlqyer apo jo ! Mund të ndodhë të keni ndjesi negative, ashtu si dhe pozitive duke përjetuar mornicat.
Plus këto ndjesi gjithashtu mund të lidhen me kujtimet e lidhura me një këngë të caktuar, të cilat nuk mund të kontrollohen në një mjedis laboratorik.
Megjithëse Sachs aktualisht po kryen hulumtime të mëtejshme të cilat synojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin e trurit .Ai shpreson të mësojë më shumë për shkaktarët neurologjikë që sjellin këto reagime dhe nëse mund të përfshihen në trajtimin e ndonjë çrregullimi psikologjik.