Nga fushat e Bilishtit në Korçë aty ku kultivohet një bimë tepër kuruese për shumë sëm undje, siç është bari i bletës, specialisti i bimëve Ylli Merja ndau këshillat më të vlefshme për këtë bimë medicinale.
Cilat janë benefitet kryesore që marrim nga përdorimi i kësaj bime:
Kjo bimë qetëson edhe bletën shumë të nervozuar që del nga kosherja. Një qetësues shumë i mirë i sistemit nervor. Nëse do të shohim përbërësit e saj kimik atëherë mund të themi që përbërësit janë të shumtë dhe ndikojnë jo vetëm tek sistemi nervor por edhe tek sistemi tretjes.
Elem inon fryrjet e barkut, të zorrëve, elem inon ndjesinë sikur jemi të ngopur të fryrë edhe pse nuk kemi ngrënë. Lehtëson shumë tretjen dhe ndihmon shumë në rënien në peshë. Ka limonene dhe flavoide të cilat qetësojnë shumë mirë sistemin nervor, ka edhe antioksidantë” këshilloi ai.
Mënyra më e mirë e përdorimit sipas specialistit Ylli Merja është në formën e çajit.
“Nëse ky caj do të servirej nëpër lokale kjo të mbante vendin e parë. Aty merrni një medikament rifreskues, qetësues të trurit dhe sigurisht më ndihmon pak me shkrirjen e dhjamit në organizëm” tha ai.
Bari i bletës mund të përdoret si nga fëmijët edhe nga të rriturit, por në do za të caktuara për të mos krijuar dëmtime në organizëm. Ja do zat që duhet të përdoren sipas moshës:
Doza për fëmijët deri në 12 vjeç është 1.5-2 gr në ditë.Pra një gotë çaji maksimumi deri ne 2, është e mjaftueshme për fëmijët. Ndërsa për të rriturit mund të shkoj deri ne 4.5 deri në 8 gr në varësi nga shkalla e pagjumësisë, nga dhimbja që mund të na japë migrena.
Kur personi ka atë fazën e agresivitetit të sëm undjes mund të pijë nga 3 gota çaj nga 3 gr në secilën gotë. Ndërsa në kushte normale mund të marr një gotë çaj në dark që mund ta përziejë edhe me qumësht./Burimi: Shqiptarja.com