Rreth dyzet vite më parë, në Bizë të Martaneshit u realizuan xhirimet e filmit artistik shqiptar “Në pyjet me borë ka jetë”, ku aktorët kryesorë të saj, Rikard dhe Marjeta Ljarja. Aty lindi edhe dashuria e aktorëve të cilët u martuan dhe ngelen padyshim një nga çiftet ikonë të kinematografisë shqiptare.
Rikard Ljarja u nda nga jeta rreth dy vite më parë, si pasojë e një sëm undje të rëndë. Marjeta ka kujtuar edhe ditën e dasmës, kur është bërë nuse vetë.
“Po, po, e thjeshtë siç kam qenë gjithmonë dhe tani që mezi pres ta heq grimin, ashtu kam qenë dhe ditën e dasmës.
U rregullova vetë, shpejt e shpejt rregullova flokët, vendosa ato lulet…Por atëherë ishte gjithçka për herë të parë dhe shkëlqenin sytë.
Sot po të më japësh një fotografi duhet të më thuash cila është nusja. Ti mund ta kesh njohur vajzë, por nuk e njeh nuse”, pohoi aktorja.