Përgjumja gjatë ditës, dhi mbja e kokës, mungesa e oreksit, lodhja, tharja e gojës, urthi janë vetëm disa nga shenjat e pakëndshme të marrjes së pi lu lave të gjumit. Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz që kanë probleme me pagjumësinë zgjedhin stimulantë natyralë të gjumit.
Për fat të mirë, ka shumë alternativa që ndihmojnë për një gjumë të mirë e të rehatshëm dhe një prej tyre është edhe receta e këtij çaji që do t’ju prezantojmë sot:
Përbërësit: 1 banane mesatare, Pak kanellë pluhur, 1 litër ujë.
Përgatitja: -Vendosni ujin të ziejë në nxehtësi mesatare
-Ndërsa prisni që uji të marrë valë, lani bananen me kujdes.
-Prisni skajet e bananes duke mos ia hequr lëkurën.
-Kur uji të ketë marrë valë, shtoni bananen.
-Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta. Hiqeni nga nxehtësia.
-Hiqni me kujdes bananen më pas. Hidheni çajin në një enë të pastër.
-Shtoni pak kanellë dhe kullojeni. Lëreni çajin të ftohet.
-Ruajeni në frigorifer. Një orë para gjumit pini një gotë prej këtij çaji duke e ngrohur në mikrovalë.
Banania përmban kalium dhe magnez, të dyja minerale që promovojnë relaksim fizik dhe mendor. Kanella nga ana tjetër ndihmon në qetësimin e nervave, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar.