Shumë njerëz zgjedhin të nisin ditën duke shtrydhur një kokërr limoni në një gotë me ujë të vakët. Ky zakon shumë i shëndetshëm jo vetëm që rizgjon organizmin, por edhe bën pastrimin e parë të tij falë elementëve të shumtë ushqyes që përmban. Mirëpo Living ju sugjeron të provoni ujin me patëllxhanë dhe limon
1. Ul nivelin e kolesterolit: Kolesteroli është një ndër ar miqtë e heshtur të organizmit të njeriut që mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin kardiovaskular.
Mënyra më e mirë për të frenuar prodhimin e tij në organizëm është duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të bëni sa më shumë aktivitet fizik.
Patëllxhani dhe limon përmbajnë acid askorbik, njohur ndryshe si vitamina organike C që ul nivelin e lipideve në gj ak dhe mbron venat dhe arteriet nga oksidimi.
2. Ju ndihmon të bini në peshë: Uji me limon dhe patëllxhanë jo vetëm që ju ndihmon të humbni peshë, po ushqen trupin tuaj me shumë ushqyes si minerale, fibra dhe vitamina të rëndësishme për trupin.
Patëllxhani ka sasi të larta të vitaminës E, antikosidantë ku më e rëndësishme është antocianina, potasium, magnez dhe hekur. Uji me patëllxhan dhe limon pastron dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, mbron zemrën, kontrollon urinë dhe dj eg kaloritë.
Merrni 5 patëllxhanë mesatarë, pritini në formë rrethi dhe vendosini në një kanë me ujë dhe pak kripë. Lani dy limonë dhe pritini po ashtu në formë rrethore dhe shtojini tek kana ku gjenden patëllxhanët. Lërini për dy orë dhe më pas kalojini në frulator.
Filtroni ujin dhe futini të gjithë përbërësit në një shishe qelqi. Shishja duhet ruajtur për 1 javë dhe më pas pini nga një filxhan kafeje në ditë esëll dhe pak para fjetjes. Do të habiteni nga rezultatet e përftuara.