Edhe pse gradualisht ka filluar një rënie e lehtë të temperaturave, kjo fundjavë do të vazhdojë të jetë e nxehtë. 25-26 gradë celcius do të jetë temperatura maksimale në orët e mesditës, por gjithashtu kemi patur mëngjese relativisht të freskëta ku vlera minimale është shënuar në zonat malore 7 gradë celcius.
Në ultësirën perëndimore pritet që temperaturat orët e para të mëngjesit do të jenë 11-16 gradë celcisu.
Në zonat bregdetare dhe të ulëta dielli do të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të ditës. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave herë pas here, por nuk do ketë prezencë të reshjeve, tregon sinoptikani Hakil Osmani.
Edhe në vendet e rajonit do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kenë domin të kthjellimeve e kalime të pakta të vranësirave.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në Kosovë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë orë të shumta me diell.
Maksimumet në Kosovë do të zbresin në 19 gradë celcius, ndërsa në Maqedoni nuk do të ngjithen më shumë se 21 gradë celcius./albeu.com/