Keni dëgjuar shpesh që një pjesë e mirë e njerëzve që merren me aktivitet fizik apo personazhe të njohur e nisin mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë në një stomak bosh.
Nëse nuk keni kërkuar për një “pse”, është momenti ta bëni tani.
Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes sjell përfitime pafund për shëndetin duke filluar që nga humbja e kileve të tepërta deri tek përmirësimi i sistemit tretës.
Sipas mjekësisë të lashtë kineze, ta fillosh ditën duke pirë një gotë ujë me stomak bosh do të thotë të pastrosh sistemin tretës, të përshpejtosh metabolizmin dhe të fuqëzosh sistemin imunitar.
Cila janë specifikisht përfitimet që merrni nga uji i ngrohtë esëll?
1. Mund të bini në peshë!
Eshtë gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Uji i vakët ngre temperaturën e trupit e cila si rezultat rrit shkallën metabolike (shkalla me të cilën trupi ynë dj eg kalori). Kur kjo shkallë rritet, trupi ynë është i aftë të djegë më shumë kalori gjatë ditës, gjë e cila na ndihmon të dobësohemi më shpejt.
2. Përmirëson sistemin tretës
Trakti digjestiv aktivizohet duke hidratuar kështu stomakun dhe duke elem inuar toksinat e dëmshme nga trupi. Uji i ngrohtë ul gjithashtu ul rrez ikun për kapsllëk dhe përmirëson lëvizjet e zorrëve.
3. Redukton dhimbjen e kokës prej sinuseve
Nëse vuani nga sinoziti, provoni ta nisni mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë. Do ta shihni sa do t’ju ndihmojë për të pastruar mukozat e bllokuara, duke çliruar sinuset nga ngarkesat dhe si pasojë, reduktuar dhimbjen e kokës.
4. Përmirëson qarkullimin e gja kut
Zgjerimi i arterieve dhe venave ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gja kut. Kjo ndihmon gjithashtu në relaksimin e muskujve, çlirimin nga dhimbja e tyre dhe ul riskun për probleme kardiake.
5. Ndihmon që trupi të qëndrojë i detoksifikuar
Temperatura e lartë e trupit bën që të djerësini dhe bashkë me djersën nxirrni jashtë gjithë toskinat e elem inuara nga trupi.
6. Lu fton të ftohtin
Nxehtësia që merrni nga uji i ngrohtë është shumë efektiv nëse po kaloni një grip apo keni dhimbje krahërori.
7. Parandalon plakjen e parakohshme
E dini që akumulimi i toksinave në trup bën që lëkura të rrudhet më shpejt? Duke pirë ujë të ngrohtë, çlironi toksinat dhe riparoni qelizat e lëkurës duke rritur kështu elasticitetin e saj.
Sa duhet të konsumoni?
Të paktën 2 litra uji të vakët në ditë për të marrë gjithë përfitimet e përmendura më lart.
*Rrez iku i vetëm që vjen prej tij është se mund të jetë shumë i ngrohtë në momentin që e konsumoni dhe mund të digjeni. Prandaj para se ta pini, provojeni me duar.