Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për personat, të cilët vuajnë nga anemia. Ajo ka shpjeguar llojet e anemisë dhe problemet që shfaqen te personat e ndryshëm.
“Ka disa lloje anemish. Anemi me mungesë të vitaminës B12 dhe acidit folik. Ka anemi të lindura apo ato që ne i themi anemi hemoglobinopati, të cilat nuk trajtohen me hekur. Ka anemi si rezultat i degj enerimit të shpejtë të qelizave të gja kut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike.
Ka anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave. Pra, ka disa lloje anemish, por anemia më rutinë dhe më komune, por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit.
Përqindja më e madhe e njerëzve janë femrat me cikël me nstr ual të shtuar. Femrat që kanë cikël të zgjatur me nstr ual dhe me sasi të shtuar fillojnë të bëjnë ulje të hekurit. Personat që kanë probleme me stomakun dhe me zorrët, personat që kanë ulcer mund të bëjnë hem ora gji.
Një chek up rutinë që ne zbulojmë aneminë janë padyshim ato që ne quajmë parametrat e gja kut, ku ne shikojmë nivelin e homoglobinës, e cila duhet të jetë 14 dhe më e lartë te meshkujt dhe 14 ose mbi 12 te femrat”, u shpreh Daka.
Më tej, ajo u ndal edhe te ushqimet që duhet të konsumojnë personat anemikë, në bazë të subjektit të trupit të tyre.
“Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrnat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm.
Përveç salmonit, janë padyshim edhe frutat e detit, por gjithmonë ne shikojmë edhe problemet e tjera. Për shembull një grua mund të jetë anemike, por mund të ketë yndyrna të larta. Në këtë rast ne nuk i përdorim frutat e detit.
Gjithmonë regjimi kombinohet në bazë të subjektit që kemi, sepse mund të jetë një fëmijë, një grua shtat zënë, apo një person anemik i kombinuar me një patolologji ankologjike. Do trajtuar subjekti në varësi të personit që kemi përpara”, tha ajo./abcnews.al