Për të parandaluar sëm undjen e mishrave të dhëmbëve, të njohura si sëm undjet ‘periodontale’, ju duhet të merrni të paktën dy kivi në ditë.
Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Pizës, i cili fitoi edhe çmimin “HM Goldman 2017”, të dhënë nga “Società italiana di Parodontologia e Implantologia”. Autori shkencor është Filippo Graziani.
“Në këtë studim janë testuar dy grupe pacientësh, shpjegon Graziani. Ky studim thekson edhe njëherë rolin e frutave, por konkretisht nëse hani 2 kivi në ditë, për parandalimin e sëm undjes periodontale.
Kjo praktikë ka rezultuar me një reduktim të ndjeshëm të gja kderdhjes nga dhëmbët te pacientët, në krahasim me ata që nuk morën këtë numër frutash dhe duke vazhduar kështu me zakonet e tyre të të ngrënit.
“Studiuesit shpjegojnë se efekti përfitues i frutit të kivit është akoma më i madh në fazën parandaluese të sëm undjes periodontale (i cili konsiston në pastrimin e rrënjës së mishrave)./albeu.com