Soda e bukës vepron si një acid ose bazë. Në këtë mënyrë soda e bukës mund të ndihmojë në neutralizimin e pH të lëkurës e cila është një nga shkaqet kryesore e shfaqjes së akneve. Soda e bukës pikërisht ndihmon në elim inimin e yndyrës së tepërt ku kjo e fundit shkakton pikat e zeza në fytyrën tuaj.
Soda e bukës ka dhe veti antifla ma tore dhe antiseptike të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e pikave të zeza.
Kur soda e bukës përzihet me ujë krijohet një pastë e hollë e cila ndihmon për të pastruar fytyrën, eliminuar yndyrën dhe rrëzuar qelizat e vde kura të lëkurës së fytyrës. Megjithatë duhet pasur kujdes nëse keni një lëkurë të fytyrës të ndjeshme e cila mund të aca rohet pas aplikimit në të me sodën e bukës.
Këshillohet që përpara se këtë mase ta aplikoni ne lëkurën e fytyrës, ta aplikoni me pare në një pjesë të vogël te këmbës suaj dhe nëse shikoni qe nuk keni asnjë efekt anësor mund të vazhdoni të aplikoni në lëkurën e fytyrës.
Trajtimi me sode buke
Përzieni dy luge sode buke me dy lugë ujë për të formuar një pastë homogjene. Pastro dhe thaj fytyrën dhe më pas aplikoni pastën e përgatitur më sipër mbi pikat e zeza. Nëse njëra nga pikat e zeza është hapur mund të ndjeni pak dj egie.
Lere trajtimin të veprojë për 15 minuta me pas shpëlaje. Disa persona e lënë që soda e bukës të veprojë gjatë gjithë natës por kjo mund të shkaktojë tharje të lëkurës suaj.
Maske fytyre me sodë buke : 2 lugë sodë buke, 2 lugë ujë, 1 lugë çaji leng limoni.
Pastroni dhe thani lëkurën e më pas aplikoni maskën me sodë në fytyrë. Mund të ndieni pak djegie. Lëreni qe maska të veprorë për 10 deri në 15 minuta, me pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë. Lëkura juaj mund të skuqet pak megjithatë mos u shqetësoni sepse kjo skuqje e lehte kalon shpejt.
Soda e bukës si pastrues për lëkurën tuaj:
1.Përzieni 2 luge sode me 2 lugë ujë dhe një majë luge lëng limoni. Acidi nitrik që përmban limoni vepron si esfoliant dhe ndihmon në tharjen e akneve.
2. Lageni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni pastën mbi lëkurë. Masazhojeni pastën në lëkurën tuaj me kujdes në mënyrë rrethore. Evitoni masazhimin me forcë ne lëkurën tuaj.
3.Hiqeni maskën me ujë të ngrohtë dhe nje peshqir të butë. Më pas do të shikoni që fytyra juaj do të shkëlqeje. Pas kësaj aplikoni dhe një krem hidratues mbi lëkurën e fytyrës suaj.
Banjë me sodë buke
Në qoftë se keni AKNE dhe mbi shpatulla apo në pjesën e gjoksit mund të aplikoni banjën me sodë buke.
1.Hidhni gjysmë tasi me sodë buke në vaskën tuaj të mbushur me ujë (mos përdorni asnjë lloj tjetër shkume) dhe me pas përzieni me dorë për të krijuar një masë homogjene
2.Futuni në vaskën tuaj pas bërjes së dushit dhe qëndroni aty për 10-15 minuta. Shpëlahuni në dush pas banjës. Soda e bukës do ndihmojë në ndalimin e krijimit të akneve duke minimizuar në këtë mënyrë dhe pikat e zeza në shpatulla, gjoks apo në çdo pjese tjetër të trupit që mund të rrez ikohet nga aknet.