Mund te jete receta e fundjaves suaj: Supe me qofte e cìla pergatìtet per rreth 15-20 mìnuta

Një supë fantastike, tepër e lehtë në përgatitje dhe e cila vjen disi ndryshe nga të tjerat, pasi qoftet japin një tjetër aromë dhe shije falë erëzave. Ne jua sugjerojmë për drekën e sotme, ose ne nje nga drekat e kesaj fundjave!

PËRBËRËSIT: 1 kokërr qepë të madhe, 500 gr mish të gri rë (viçi)

2 apo 3 feta buke të qullura dhe të shtrydhura mirë, 2 lugë gjelle me miell

2 lugë gjelle gjalpë të pa shkrirë, rigon, dafinë, piper të zi, kripë, 1 kokërr limon

PËRGATITJA: Në një tenxhere vëmë 1 litër e gjysmë ujë të nxehet. Në një tenxhere tjetër vendosim 1 lugë gjalpë, gjysmën e qepës të gri rë imët.

Sapo të fillojë të skuqet qepa shtojmë miellin duke e trazuar me nxitim, që të mos na bëhet me topza melli. Më pas e heqim nga zj arri dhe shtojmë pak nga pak ujin e nxehtë duke trazuar.

Marrim mishin e gri rë, i shtojmë kripën, rigonin, piperin, bukën e thërrmuar, gjysmën tjetër të qepës së gri rë imët dhe e punojmë mirë e mirë me duar. Me anë të duarve bëjmë toptha të vegjël.

Vendosim tenxheren ku përgatitëm lëngun në zjarr, shtojmë topthat që përgatitëm një nga një, pak kripë, limonin, një gjethe dafine. Vazhdojmë e ziejmë rreth 15 – 20 minuta.

Në një tigan të vogël skuqim një lugë gjalpë, shtojmë piper të kuq dhe kur të shërbejmë supën, i hedhim nga sipër gjalpin e përgatitur! Ju bëftë mirë!/pergatit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *