Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, prezantoi platformën e saj online, webfaqe, që ashtu si dhe vetë ajo e tha është hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare. Në faqen e parë të uebsajtit ajo ka postuar një foto të papublikuar më herët, një foto ku shihet teksa jep mësim në auditore, në vitin 1994.
Ndërkohë, në faqet e tjera Linda Rama ka përzgjedhur që të bëjë një përshkrim të shkurtë të jetës së saj profesionale, ku ka listuar arritjet akademike, diplomat e marra dhe eksperiencat e saja në auditore.
“Në 1987, është diplomuar me rezultate të mira për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Puna e parë ishte në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, një sipërmarrje e madhe tipike socialiste që shëntoi kontaktin e parë me zbatimin praktik të një enokomie të ngurtësuar në plane të centralizuara.
Në të njëjtën kohë ajo filloi të jepte mësim lëndën “Organizimi dhe Planifikimi i Ndërmarrjeve Industriale”, në Univeristetin e Tiranës.
Në 1990, me ardhjen e pluralizmit politik filloi fundi i një spiraleje në rënie të ndërmarrjeve shtetërore drejt falimentimit dhe për herë të parë kër cë nimi i papunësisë masive.
Në 1992, Linda u largua nga Shqipëria për në Universitetin e Evropës Qendrore me qendër në Pragë për të ndjekur studimet e avancuara pasuniversitare në ekonomi si përballja e parë me dilemat kryesore të kohës, si një mundësi për të kuptuar sfidën e paimagjinueshme që duhet të përballet dhe si një nxitje për t’u orientuar në një epokë të re.
Në 1994 ajo u rikthue angazhimit të saj me kohë të pjesshme si pedagoge dukë dhënë mësim Financë Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe më pas si pedagoge e Politikave Publike dhe Menaxhimit të Riskut Publik në Universitetin Europian të Tiranës. Më pas ajo u specializua në politikat publike, tregun e punës dhe zhvillimin e sektorit privat, duke punuar në të njëjtën kohë me projekte të rëndësishme ndërkombëtare.
Në 1996 mori doktoraturë në Shkenca Ekonomike me temën e reformës ekonomike dhe privatizimit masiv në Shqipëri”, shkruhet në faqen e saj.