Ka nisur java me një mëngjes mjaft të ftohtë, por me diell në pjesën më të madhe të territorit. Sot në mëngjes termometri ka zbritur në -4 gradë celcius në zonat e thella malore. Në veri dhe në juglindje të vendit ku ka patur edhe flokë dëbore.
Në zonat e ulëta dhe bregetare termometri i mëngjesit luhatet nga 5-8 gradë celcius. Diell në bregdet dhe ultësirën perëndimore.
Por pas paradites i gjithë territori shqiptareë mbizotërohet nga kthjellimet. 14 gradë celcius do të jetë temperatura maksimale ditën e sotme në rang territori.
Nga mesjava presim ndryshim të situatës. Do të largohen kthjellimet dhe do të ketë prezencë të pakët të reshjeve. Meteorolgoia Tanja
Porja bën me dije se pritet edhe rritje e temperaturave. Ditët e para të dhjetorit moti do të zbutet./albeu.com.