Receta gatimi nga me te vjetrat, tradicionalet(te gjysheve tona) deri ne recetat e gatimit me te sofistikuara dhe moderne. Shume receta te thjeshta dhe te shpejta do te vijne prane jush ne ditet me pak kohe per te gatuar.
Perberesit per 4-5 persona, duhen: – 500 g mish, – 2-3 kokrra qepe, – 4-5 luge gjelle me yndyre, – 1 luge gjelle me miell, – 1 gjethe dafine, – gjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare, – 3-4 thelpinj hudhra, – kripe dhe pak spec i kuq (do ti jape shije te vecante).
Procedura: Tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore.
Skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa ti avulloje uji dhe te krijohet nje shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi.
Lihet te zihet ne zj arr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati tasqebapi shoqerohet me salcen e vet, sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh, ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera./5receta.com